English [en]   العربية [ar]   català [ca]   Česky [cs]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   italiano [it]   日本語 [ja]   norsk (bokmål) [nb]   Nederlands [nl]   norsk (nynorsk) [nn]   polski [pl]   русский [ru]   slovenčina [sk]   Shqip [sq]   简体中文 [zh-cn]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Software GNU

Shkarkoni shpërndarje

GNU-ja dhe Linux-i

Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.

GNU-ja është një sistem operativ i cili është 100% software i lirë. Zuri fill më 1983, nga Richard Stallman (rms) dhe është zhvilluar nga mjaft vetë që punojnë tok në emër të lirisë së krejt përdoruesve të software-it për të kontrolluar punën e tyre në kompjuter. Nga pikëpamja teknike GNU-ja është përgjithësisht si Unix-i. Por ndryshe nga Unix, GNU-ja u jep liri përdoruesve të vet.

Sistemi GNU përmban krejt paketat zyrtare software GNU (që radhiten më poshtë), dhe përfshin gjithashtu software të lirë jo GNU, mes të cilit dallohen TeX dhe X Window System. Gjithashtu, sistemi GNU nuk është një grup i vetëm statik programesh; përdoruesit dhe shpërndarësit mund të përzgjedhin paketa të ndryshme, sipas nevojave dhe dëshirave të secilit. Përfundimi është prapëseprapë një variant i sistemit GNU.

Nëse po kërkoni për të instaluar një sistem operativ të plotë, shihni listën tonë të shpërndarjeve GNU/Linux që janë software krejtësisht i lirë.

Për të kërkuar për paketa të veçanta software-i të lirë, GNU ose jo-GNU, ju lutemi, shihni Listën e Software-it të Lirë: një bazë të dhënash të sistemuar, të kërkueshme, software-i të lirë. Lista mirëmbahet aktivisht nga Free Software Foundation dhe përfshin lidhje për te faqet hyrëse të programeve, kur ka të tilla, si dhe zëra për krejt paketat GNU. Një tjetër listë e krejt paketave GNU e gjeni më poshtë. Lidhjet për te dokumentim software-i të lirë jepen ndarazi.

Së fundi, kemi një listë të shkurtër software-i të lirë për Microsoft Windows, për përdorues të Windows-it që do të donin të provonin software të lirë.

Si të merrni software GNU

Software GNU mund të merrni përmes disa metodave të ndryshme:

Zhvilloni software GNU

FSF-ja mirëmban një listë projektesh software-i të lirë me përparësi të lartë; Ju lutemi, ndihmonani me këto projekte, nëse mundeni. Për rrugë të tjera për të kontribuar te GNU-ja, përfshi marrjen përsipër të paketave GNU të pamirëmbajtura dhe ndihmë në zhvillim, shihni faqen e gjërave GNU që lypin ndihmë.

Nëse po shkruani një program të ri dhe do të donit ta bënit programin një paketë zyrtare GNU, shihni formularin për vlerësim të dhënash dhe parashtrimi. Për drejtim se si të zgjidhni një shërbim strehimi për projektin tuaj referojuni kritepr deposh etike.

Nëse kujdeseni ose zhvilloni një paketë GNU, qoftë kjo e re apo një nga të vjetrat, kjo listë e shkurtër ndihmëzash për mirëmbajtës paketash GNU mund të jetë e dobishme, tok me këto të dhëna mbi burime për zhvillues software-i GNU.

Krejt paketat GNU

Ja një listë e krejt paketave të tanishme GNU, që përdor identifikues paketash (në vend të emrave të gjatë) për më shkurt, dhe renditur sipas abc-së. Nëse keni ndreqje ose pyetje rreth saj, ju lutemi, dërgojini me email te <maintainers@gnu.org>.

Ka gjithashti lista të:

3dldf  a2ps  acct  acm  adns  alive  anubis  apl  archimedes  aris  artanis  aspell  auctex  autoconf  autoconf-archive  autogen  automake  avl  ballandpaddle  barcode  bash  bayonne  bazaar  bc  bfd  binutils  bison  bool  bpel2owfn  c-graph  ccaudio  ccd2cue  ccide  ccrtp  ccscript  cflow  cgicc  chess  cim  classpath  classpathx  clisp  cobol  combine  commoncpp  complexity  config  consensus  coreutils  cpio  cppi  cssc  cursynth  dap  datamash  dc  ddd  ddrescue  dejagnu  denemo  dia  dico  diction  diffutils  dionysus  direvent  djgpp  dmd  dominion  dr-geo  easejs  ed  edma  electric  emacs  emacs-muse  emms  enscript  eprints  epsilon  fdisk  ferret  findutils  fisicalab  fontutils  freedink  freefont  freeipmi  freetalk  fribidi  gama  garpd  gawk  gcal  gcc  gcide  gcl  gcompris  gdb  gdbm  gengen  gengetopt  gettext  gforth  ggradebook  ghostscript  gift  gimp  glean  gleem  glib  global  glpk  glue  gmediaserver  gmp  gnash  gnat  gnats  gnatsweb  gnome  gnowsys  gnu-c-manual  gnu-crypto  gnu-pw-mgr  gnuae  gnuastro  gnubatch  gnubg  gnubiff  gnubik  gnucap  gnucash  gnucobol  gnucomm  gnudos  gnue  gnufm  gnugo  gnuit  gnujdoc  gnujump  gnukart  gnulib  gnumach  gnumed  gnumeric  gnump3d  gnun  gnunet  gnupg  gnupod  gnuprologjava  gnuradio  gnurobots  gnuschool  gnushogi  gnusound  gnuspeech  gnuspool  gnustandards  gnustep  gnutls  gnutrition  gnuzilla  goptical  gorm  gpaint  gperf  gprolog  grabcomics  greg  grep  gretl  groff  grub  gsasl  gsegrafix  gsl  gslip  gsrc  gss  gtick  gtk+  gtypist  guile  guile-dbi  guile-gnome  guile-ncurses  guile-opengl  guile-rpc  guile-sdl  guix  gurgle  gv  gvpe  gxmessage  gzip  halifax  health  hello  help2man  hp2xx  html-info  httptunnel  hurd  hyperbole  icecat  idutils  ignuit  indent  inetutils  inklingreader  intlfonts  jacal  java-getopt  jel  jwhois  kawa  kopi  leg  less  libc  libcdio  libdbh  liberty-eiffel  libextractor  libffcall  libgcrypt  libiconv  libidn  libjit  libmatheval  libmicrohttpd  libredwg  librejs  libsigsegv  libtasn1  libtool  libunistring  libxmi  lightning  lilypond  lims  linux-libre  liquidwar6  lispintro  lrzsz  lsh  m4  macchanger  mailman  mailutils  make  marst  maverik  mc  mcron  mcsim  mdk  mediagoblin  melting  metaexchange  metahtml  mifluz  mig  miscfiles  mit-scheme  moe  motti  mpc  mpfr  mpria  mtools  nana  nano  nano-archimedes  ncurses  nettle  network  ocrad  octave  oleo  orgadoc  osip  panorama  parallel  parted  pascal  patch  paxutils  pcb  pdf  pem  pexec  pgccfd  phantom_home  pies  pipo  plotutils  polyxmass  powerguru  proxyknife  pspp  psychosynth  pth  pyconfigure  pythonwebkit  qexo  quickthreads  r  radius  rcs  readline  recutils  reftex  remotecontrol  rottlog  rpge  rush  sather  scm  screen  sed  serveez  sharutils  shishi  shmm  shtool  sipwitch  slib  smalltalk  social  solfege  spacechart  speex  spell  sqltutor  src-highlite  stalkerfs  stow  stump  superopt  swbis  sysutils  taler  talkfilters  tar  termcap  termutils  teseq  teximpatient  texinfo  texmacs  thales  time  tramp  trans-coord  trueprint  unifont  units  unrtf  userv  uucp  vc-dwim  vcdimager  vera  vmgen  wb  wdiff  websocket4j  webstump  wget  which  womb  xaos  xboard  xhippo  xlogmaster  xmlat  xnee  xorriso  zile 

Paketa GNU të braktisura

Ka raste kur paketat GNU braktisen, përgjithësisht ngaqë zëvendësohen nga paketa të tjera ose integrohen në të tilla. Nëse keni kohë dhe interes në ringjalljen e ndonjërës prej tyre, ju lutemi, lidhuni me <maintainers@gnu.org>. Ja lista; faqet e projekteve të vjetra nuk i kemi prekur (janë siç kanë qenë): aeneas, aetherspace, aroundme, 3dkit, abcsh, awacs, cfs-el, checker, cons, dgs (display ghostscript), dld, dotgnu, dotgnu-pnet, dr.genius, elib, fcrypt, ffp, fhp, free (gnu.free), gcron (see mcron), gfe, ggv (see gv), gicqd, giptables, gmorph, gnochive, gnotary, gnotepad+, gnubios, gnu-arch, gnu-queue, gnucad, gnufi, gnupedia (see wikipedia), gnuskies, gnusql, gnustep-db, gnuts, goldwater, goodbye, goose, gphoto, graphics, grover, gtkeditor, gtkeyboard, guss, hegemonie, isofsmk, jdresolve, lengualibre, leonardo, libopts (see autogen), mana, messenger, mgcp, mll2html, myserver, obst, octal, p2c, packaging, patchwork, phpgroupware, pips, poc, proto, radar, rat, regex, rpge, snakecharmer, songanizer, sourceinstall, sovix, sweater, sxml, toutdoux, vmslib, webpublish, xbase, xinfo, xmhtml, zebra.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye