English [en]   Deutsch [de]   Shqip [sq]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Si të luhet filmi me titra me programin Kaffeine

Me afrimin e Ditës së Lirisë së Software-it, kemi hartuar këtë përkujdesore të vockël se si të luhet filmi, Gëzuar Ditëlindjen GNU (me Z. Stephen Fry), me titra në gjuhën tuaj.

Është shumë e thjeshtë, pra le t’ia fillojmë! Kjo përkujdesore supozon që përdorni Kaffeine-ën, nëse përdorni Totem, Xine, Mplayer ose VLC, kemi ndihmë edhe për rastin tuaj.

Krejt këto udhëzime janë vetëm për sisteme GNU/Linux, ndaj, nëse përdorni Windows ose Mac OS X, mundet që vlejnë edhe për rastin tuaj, por nuk kemi nga ta dimë.

Tre hapa për te Stephen-i me titra

  1. Shkarkoni videon (merrni versionin e cilësisë së lartë, është rreth 127 MB)
  2. Shkarkoni titrat që doni të shfaqen
  3. Riemërtoni kartelat më poshtë (opsionale)

Riemërtoni kartelat për titrim automatik

Pasi të keni shkarkuar të dyja kartelat, sigurohuni që i keni brenda të njëjtës dosje, dhe që emrat e kartelave përputhen me njëri-tjetrin.

Për shembull, videoja mund të riemërtohet fry.ogv dhe nëntitulli fry.srt.

Tani thjesht hapeni videon nga Kaffeine, do të duhej të shihnin titrat në punë.

Klikoni Ok, dhe videoja do të fillojë…

kafe

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye