English [en]   Deutsch [de]   español [es]   日本語 [ja]   polski [pl]   русский [ru]   Shqip [sq]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Rreth Shërbyesve GNU

Kemi rregullat tona për kanale zyrtarë IRC për GNU-në dhe FSF-në.

Kemi informacione dhe këshilla për këdo që dëshiron të krijojë pasqyrë të ftp.gnu.org. (Nuk këshillojmë më të pasqyrohet www.gnu.org.)

Për hartimin dhe krijimin e faqeve tona web, ndjekim disa udhëzime për stilin. Nëse do të donit të na ndihmonit, kemi një listë me punë që duhen bërë në këtë sajt. Krejt faqet tona pajtohen me Best Viewed with Any Browser.

Siç nuk instalojmë software pronësor, po ashtu e kemi rregull të mos krijojmë lidhje për te faqe që promovojnë programe pronësorë. Ne nuk mund ta zhdukim software-in pronësor thjesht duke mos folur për të; për software-in pronësor ka informacione gjithandej, dhe ata që e duan, do të gjejnë. Por ne parapëlqejmë të mos marrin pjesë në procesin e reklamimit të software-it pronësor.

Gjithashtu, çfarëdo lidhje te tekst që në tonin e tij është komercial, e kufizojmë në pak nga faqet tona, atje ku tema i bën të përshtatshme lidhje të tilla. Këtë e bëjmë që të shmangim të dukemi se jemi të të njëjtit mendim me idenë e gjithëpërhapur se paraja dhe biznesi janë vlerat më të larta në jetë.

Në këtë kompjuter përdoret vetëm software i lirë. Shërbyesi web është shërbyesi web Apache, që qarkullon nën lejen Apache (një leje software-i të lirë). Për të mbështetur këtë shërbyes përdorim gjithashtu tjetër software të lirë të zhvilluar nga vullnetarë të GNU-së dhe kemi një listë software-i të tillë.

Tani strehohemi nga TowardEX dhe Markley Group, që na kanë dhuruar me mirësi bandë dhe vend për këtë sistem.

Sistemi operativ është Trisquel GNU/Linux, i cili është një shembull sistemi GNU/Linux. Trisquel GNU/Linux e gjeni te lista jonë e shpërndarjeve GNU/Linux të lira.

 
Ky artikull vë në dukje një pikëpamje që ndihmon të shpjegohet pse dëshirojmë atë lloj sajti që duam.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye