English [en]   العربية [ar]   български [bg]   català [ca]   Česky [cs]   Deutsch [de]   español [es]   فارسی [fa]   français [fr]   hrvatski [hr]   italiano [it]   日本語 [ja]   മലയാളം [ml]   Nederlands [nl]   polski [pl]   русский [ru]   Shqip [sq]   српски [sr]   Türkçe [tr]   українська [uk]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Përdorues GNU Që Nuk Kanë Dëgjuar Kurrë për GNU-në

nga Richard Stallman

Për të mësuar më tepër mbi këtë çështje, mund të lexoni edhe FAQ mbi GNU/Linux, faqen tonë mbi Pse GNU/Linux? dhe faqen tonë mbi Linux-in dhe Projektin GNU.

Shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar kurrë për GNU-në. Madje dhe shumica e njerëzve që përdorin sistemin GNU nuk kanë dëgjuar kurrë për GNU-në, ngaqë kaq shumë njerëz dhe shoqëri i mësojnë ta quajnë “Linux”. Vërtet, përdoruesit e GNU-së shpesh thonë se “xhirojnë Linux”, që është njësoj si të thuash se “ngisni karburatorin tuaj” ose “ngisni trasmisionin”.

Sido që të jetë, ata që kanë njohuri mbi GNU-në e përshoqërojnë me idealet e lirisë së lëvizjes për software të lirë. Ky përshoqërim nuk është i rastit; motivi për zhvillimin e GNU-së qe pikërisht bërja e mundur të përdoret kompjuteri dhe të kihet liri.

Një person që emrin “GNU” e sheh për herë të parë te “GNU/Linux” s’ka si ta dijë menjëherë se çfarë përfaqëson, por i është afruar me një hap zbulimit. Përshoqërimi mes emrit GNU dhe synimeve tona për liri dhe solidaritet shoqëror gjendet në mendjet e qindra mijëra përdoruesve të GNU/Linux-it që kanë njohuri mbi GNU-në. Gjendet te gnu.org dhe te Wikipedia. Gjendet në Internet; nëse këta përdorues kërkojnë rreth GNU-së, do të zbulojnë idetë që mishëron GNU-ja.

Po nuk kërkuan për të, mund ta hasin prapëseprapë. Retorika e “burimit të hapur” priret ta shpjerë vëmendjen e njerëzve larg nga problemet e lirisë së përdoruesve, por jo krejtësisht; prapë diskutohet mbi GNU-në dhe software-in e lirë, dhe njerëzit prapë kanë gjasa ta ndeshin. Kur kjo ndodh, lexuesi ka më tepër gjasa ta drejtojë vëmendjen nga të dhënat mbi GNU-në (të tillë si vepër e një fushate për liri dhe bashkësi) nëse e di se është përdorues i sistemit GNU.

Parë në shtrirje kohore, quajtja e sistemit “GNU/Linux” përhap ndërgjegjësimin mbi idealet e lirisë për të cilat ne zhvilluam sistemin GNU. Është po ashtu e dobishme si kujtues për njerëzit në bashkësinë tonë që kanë dijeni për këto ideale, në një botë ku mjaft nga diskutimi mbi software-in e lirë i nënshtrohet një trajtimi krejtësisht praktik (e prandaj edhe të pamoral). Kur ju kërkojmë ta quani sistemin “GNU/Linux”, ju kërkojmë të ndihmoni në ndërgjegjësimin e publikut mbi idealet e software-it të lirë.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye