English [en]   Deutsch [de]   español [es]   日本語 [ja]   polski [pl]   română [ro]   Shqip [sq]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Përdorim dhe xhirim pasqyrash

Shkarkim prej pasqyrash

Së pari, për përdoruesit/shkarkuesit: adresa http://ftpmirror.gnu.org/ përpiqet të zgjedhë mes pasqyrave atë që është afër dhe që është e përditësuar. P.sh., http://ftpmirror.gnu.org/emacs/ hidhet te lista e pasqyrave për GNU Emacs. Këshillojmë përdorimin nëpër lidhje, dokumentime, etj, të kësaj adrese të përgjithshme ftpmirror.gnu.org, për të ulur ngarkesën te shërbyesi kryesor i GNU-së.

Pasqyrim shërbyesi FTP GNU

Pasqyrimi i krejt shërbyesit FTP GNU lyp afërsisht 30GB hapësirë disku (deri më Qershor 2013). Mund të kryeni rsync drejt e nga ftp.gnu.org:

rsync -rltpHS --delete-excluded rsync://ftp.gnu.org/gnu/ /your/dir/

Sidoqoftë, ju lutemi, shqyrtojeni mundësinë e pasqyrimit prej një sajti tjetër, e themi prapë, për të zvogëluar ngarkesën te shërbyesi GNU. Këta sajte ofrojnë hyrje te krej materiali i ftp.gnu.org. Përditësohen me materialin tonë përnatë (e pakta) dhe mund të hyni në ta (përmes rsync-ut) me:

rsync është kaq shumë më i efektshëm se protokollet e tjerë, sa që përherë këshillojmë përdorimin r rsync-ut për shpërngulje pasqyrash, me mundësitë e mësipërme, që të sigurohet kopjimi i përpiktë.

Pasqyrën tuaj mund ta mbani private, por e vlerësojmë përkrahjen përmes bërjes publike të pasqyrës suaj. Që të shtohet pasqyra juaj te lista e pasqyrave publike, kërkojmë medoemos (dhe këshillojmë) përditësim ditor të saj. Pas vendosjes së pasqyrës, lidhuni me <webmasters@gnu.org> që të mund ta marrim në shqyrtim. Ju lutemi, na furnizoni sa vijon:

Në përgjithësi, pasqyrat e mirëmbajtura nga organizma dhe individë që dëshirojnë të përkrahin software-in e lirë, janë të mirëpritura dhe i çmojmë. Pasqyrat e xhiruara me synim përftim lidhjesh reklame ose tjetër vlerësim nga sajti ynë, ose që merren me veprimtari joetike, nuk pranohen në listën tonë.

Rregullime Web për pasqyrat

Dhënia e mundësisë përdoruesve të përdorin pasqyrën tuaj përmes protokollit http është shumë e dobishme, ndaj ju lutemi ta mundësoni këtë, nëse mundeni. Ju lutemi, rregullojeni formësimin e shërbyesit tuaj web që që të shmangë dërgim kartelash .gz.sig (.sig kartelash të ngjeshura, nga të cilat kemi plot në shërbyesit tanë) të koduara si gzip. Për Apache, kjo do të ishte:

AddType application/pgp-signature .sig
# sigurohuni që kartelat .sig _nuk_ dërgohen me "Content-Encoding: gzip".
<Files *.gz.sig>
  RemoveEncoding .gz
</Files>
<Files *.tgz.sig>
  RemoveEncoding .tgz
</Files>

Variacion: nëse rreshtat tuaj AddEncoding nuk paraprihen nga një pikë për zgjerimin, për shembull si kjo:

AddEncoding x-gzip gz tgz

atëherë rreshtat RemoveEncoding nuk do të duhej të parapriheshin nga një pikë.

Së fundi, këshillojmë fort rregullimet vijuese, që përdoruesit, në listat e prodhuara, të mund të shohin emrat e plotë të kartelave, në vend që këto të cungohen:

IndexOptions NameWidth=*

lista postimesh ibiblio

Për ata që pasqyrojnë prej ibiblio-s, ibiblio-mirrors dhe ibiblio-announce janë lista postimesh me pak trafik, për përgjegjës sajtesh që pasqyrojnë prej shërbyesve të ibiblio-s. Gjithashtu, pyetje të veçanta dhe njoftime problemesh mund të parashtrohen te ibiblio.

Pasqyrim i shërbyesit të hedhjeve në qarkullim GNU Alpha

ftp.gnu.org dhe sajte të tjerë ofrojnë po ashtu alpha.gnu.org (rreth 10GB) për nevojat tuaja të pasqyrimit:

Përditësimet e përnatshme janë të mjaftueshme për materialin e FTP-së GNU dhe Alpha.

Pasqyrim hedhjesh në qarkullim jo gnu nga Savannah

Çmojmë pa masë pasqyra shtesë të projekteve nongnu të strehuara te savannah.nongnu.org. Hëpërhë bëhen gjithsej rreth 22GB. Për këtë, këshillojmë me forcë që të merrni dhe përditësoni kartelat duke përdorur rsync-un, me të njëjtat mundësi si më sipër për ftp.gnu.org, përkatësisht:

rsync -rltpHS --delete-excluded rsync://dl.sv.gnu.org/releases/ /your/dir

Këto opsione sigurojnë një pasqyrim të përpiktë. (Ndoshta do të ketë pak gabime lejesh; thjesht shpërfillini. Vijnë nga zgjedhje ose gabime mirëmbajtësish individualë të projektit.)

Po ashtu, mirë është të përditësohet savannah/nongnu një herë në ditë; dy herë po deshët. Më shpesh se kaq nuk ia vlen të harxhohet bandë, lënda nuk është edhe aq dinamike.

Nëse jeni në gjendje të na ndihmoni me këtë, ju lutemi, na dërgoni një email me url-në për te pasqyra juaj, që kështu të mund ta shtojmë te lista. Faleminderit!

(Mos) pasqyrim i shërbyesit web GNU

Nuk këshillojmë më krijimin e pasqyrave web, ngaqë doli se (a) përdoren nga pak përdorues, dhe (b) mjaft pasqyra ose vjetrohen, ose relativisht shpesh nuk gjenden në linjë. Nuk duam të mbillen të dhëna të vjetruara për projektin GNU.

Sidoqoftë, nëse doni të pasqyroni www.gnu.org për qëllimet tuaja, për ne nuk ka problem. Këshillojmë përdorimin e mod_proxy. Ja ku keni një recetë të pambuluar nga ne direktivash Apache për <VirtualHost> tuaj:

ServerName gnumirror.example.org
CacheRoot "/var/cache/mod_proxy"
CacheDefaultExpire 86400 # for Apache 2.0+, vlera është në sekonda
ProxyPass / http://www.gnu.org/
CacheEnable disk /

(Faleminderit Juri Hoerner-it për dhënien e këtij informacioni rreth Apache-it.)

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye