English [en]   català [ca]   Deutsch [de]   français [fr]   magyar [hu]   română [ro]   русский [ru]   Shqip [sq]   தமிழ் [ta]   українська [uk]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Vënia e zjarrit nën të drejta kopjimi!

Dje natën qeshë në klub, dhe njëfarë tipi më kërkoi zjarr të ndezë cigaren. Papritmas kuptova që këtu kish kërkesë dhe mund të bëja para, kështu që pranova t’ia ndez cigaren për 10 qindarka, por pa i dhënë shkrepësen, thjesht i shita një leje që të tymoste cigaren e vet. Leja ime për zjarrin ia ndalonte dhënien e zjarrit cilitdo tjetri, pasi, në fund të fundit, zjarri qe pronë e imja. Qe i dehur, dhe më shpërfilli si të marrosur, por sidoqoftë e pranoi zjarrin tim (dhe si pasojë edhe lejen që drejtonte përdorimin e tij). Kuptohet që brenda pak minutash vura re një shok të tij t’i kërkonte zjarr dhe, si për inatin tim, ky i zgjati cigaren duke pirateruar kështu zjarrin tim! I zemëruar, u drejtova për nga ajo anë e barit, por tmerri im u shtua kur miku i tij zuri të ndizte cigaret e të tjerëve sa majtas, djathtas! Pa humbur kohë, krejt ajo anë e barit po bënte qejf me zjarrin TIM, pa më paguar asgjë. I tërbuar zura t’ua heq cigaret nga duart, një e nga një, ua hodha në dysheme dhe ua shkela me këmbë.

Çuditërisht, stafi i portës, duke më flakur jashtë derës, nuk tregoi respekt për të drejtat e mia të pronësisë.

--Ian Clarke

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye