English [en]   العربية [ar]   Deutsch [de]   français [fr]   Shqip [sq]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Freedom Fry — “Gëzuar datëlindjen GNU”

Z. Stephen Fry ju njeh me software-in e lirë, dhe ju kujton një datëlindje shumë të veçantë.

Mbi 20 përkthime të filmit deri sot

Ndihmoni të përkthehet videoja në gjuhën tuaj dhe kredencialet e plota

Lejuar sipas Creative Commons Attribution-No Derivative Works 3.0 United States License.

Ndihmoni të ndahet me të tjerët ky film përmes BitTorrent.

Regjistrohuni te Përkrahës i Software-it të Lirë, një përditësim mujor mbi GNU-në dhe FSF-në

Përfshihuni te GNU!

Projektin GNU e nisëm me një synim të përgjithshëm të caktuar: të krijohej një sistem operativ me software të lirë, Sistemin GNU. Fokusi i GNU-së shkon shumë më tej: çfarëdo pune që duan të bëjnë përdoruesit e kompjuterave do të duhej të bëhej me software të lirë, dhe ndaj është pjesë potenciale e GNU-së. Për shembull, çfarëdo programi që gjendet në një shpërndarje GNU/Linux tipike mund të jetë kandidat.

Pra, mirëpresim paketa të reja te GNU, për të shpënë më tej kauzën tonë të përbashkët të software-it të lirë. Nëse doni të bëheni pjesë dhe keni një paketë të përshtatshme, ju lutemi, plotësoni këtë pyetësor të shkurtër, sa për fillim, dhe shihni atje të dhënat ndihmëse. The Lista e Software-it të Lirë përmban listën e krejt paketave GNU të derisotshme.

Një tjetër rrugë e rëndësishme si të ndihmohet GNU-ja është duke kontribuar te projekte GNU ekzistues. Lista GNU Help Wanted është një listë e përgjithshme punësh për software-et GNU. Mund të shihni edhe mundësinë e marrjes përsipër të një pakete GNU të lënë pas dore. Edhe faqja e përgjithshme Ndihmoni GNU-në përmban mjaft rrugë joteknike për të dhënë kontribut.

Nëse zotëroni aftësi si webmaster, mund të shihni mundësinë të ndihmoni rreth këtij sajti — ju lutemi, kryeni provën tonë për webmaster.

Shërbyesi ynë savannah.gnu.org është vendi qendrore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e software-it të lirë, dhe mjaft projekte GNU strehohen te savannah. Savannah mirëpret dhe përkrah gjithashtu projekte software-i të lirë që nuk janë paketa zyrtare GNU, ndaj jeni të lirë ta përdorni për çfarëdo pune tuajën me software-in e lirë; ndryshe nga sajte të tjerë strehues, savannah bazohet fort te idealet e software-it të lirë.

Përkrahni FSF-në

Dhurimi juaj bamirës për FSF-në ndihmon në përkrahjen, përhapjen dhe zhvillimin e software-it të lirë:

Bëhuni sot pjesë e FSF-së! ose Bëni një dhurim

Filozofia

Njihuni më tepër me filozofinë pas software-it të Lirë.

Regjistrohuni te Përkrahësi i Software-it të Lirë

Përditësim mujor rreth GNU-së dhe Free Software Foundation

 

Shkarkoje

  • gNewSense, një shpërndarje GNU/Linux e bazuar në Debian dhe Ubuntu, me sponsorizim nga FSF-ja.
  • BLAG, BLAG Linux dhe GNU, një shpërndarje GNU/Linux e bazuar në Fedora.

Më tepër shpërndarje GNU dhe një listë e plotë e paketave GNU

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye