English [en]   Deutsch [de]   français [fr]   hrvatski [hr]   日本語 [ja]   Nederlands [nl]   polski [pl]   Shqip [sq]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Hidhuni Në Veprim

Elemente në këtë faqe për: Veprimtarë - Zhvillues - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyes.

Për Veprimtarë të Software-it të Lirë…

Përkrahni fushatat e tanishme të FSF-së

Ju lutemi, përkrahni fushatat e FSF-së, te të cilat tani përfshihen: kundër DRM-së, Upgrade from Windows 8, PlayOGG, kundër patentave mbi software-in, OpenDocument, BIOS i lirë, and kundër ACTA-s. Sajti përmbledhës i bashkësisë mbarëbotërore të lëvizjes për software të lirë është LibrePlanet.

Ndihmoni të luftohen patentat mbi software-in

Ju lutemi, ndihmoni t’u jepet fund patentave mbi software-in kudo në botë. Ju lutemi, përkrahni veçanërisht përpjekjet kundër patentave mbi software-in në Europë. Shiheni dhe ndajeni me të tjerët këtë film Absurditeti i Patentave.

Thirrje WIPO-s për ndryshim të emrit dhe misionit të vet

Ju lutemi, përkraheni këtë deklaratë që i bën thirrje WIPO-s të ndërrojë emrin dhe misionin e vet.

Zgjeroni Listën e Software-it të Lirë

Jepni ndihmesë te Lista e Software-it të Lirë: parashtroni paketa të reja, ndreqje për gjëra ekzistuese, dhe ndihmoni në mirëmbajtjen e saj.

Nisni një Grup Përdoruesish GNU/Linux në zonën tuaj, dhe na dërgoni të dhënat e grupit

Për më tepër të dhëna: Grupe Përdoruesish GNU.

Për Zhvillues Software-i…

Kontribuoni te projektet e software-it të lirë që kanë përparësi të madhe

Siç tregohen në faqen web të FSF-së për projektet me përparësi të madhe.

Kontribuoni te GNUstep

Ju lutemi, kontribuoni si përdorues apo zhvillues te GNUstep, një "object-oriented framework" i lirë, për zhvillim programesh, dhe ndihmoni që të arrijë gjendjen e një mjedisi të plotë desktop.

Merrni përsipër një paketë GNU pa zot

Këto paketa GNU presin për një mirëmbajtës: halifax, metahtml, orgadoc, polyxmass, teximpatient. Dhe këto paketa presin për bashkëmirëmbajtës: aspell, gnuae, metaexchange, powerguru. Për të dhëna më të hollësishme, shihni faqet web të paketave, dhe këto të dhëna të përgjithshme rreth paketave GNU dhe mirëmbajtjes së tyre, dhe mandej dërgoni një email te maintainers@gnu.org, nëse keni kohë dhe interes që t’i dilni zot ndonjërit prej këtyre projekteve.

Kontribuoni te zhvillimi i një pakete GNU

Shihni kërkesat “lypset ndihmë” nga mirëmbajtësit e mjaft paketave.

Bëjeni programin tuaj një paketë GNU

Që ta bëni pjesë të Sistemit GNU paketën tuaj me software të lirë, shihni këto të dhëna rreth fillimit të aplikacionit tuaj.

Për Përgjegjës Sistemi…

Ndihmë në administrimin e Savannah-s

Ndihmoni të mirëmbahet sajti i strehimit të software-it të lirë i sponsorizuar nga GNU: më tepër të dhëna.

Për Webmasters…

Bëhuni pjesë e ekipit webmasters GNU

Më tepër të dhëna.

Për Përkthyes…

Bëhuni pjesë e një ekipi përkthyesish të GNU-së

Ndihmoni të mirëmbahen dhe përditësohen përkthimet e www.gnu.org: më tepër të dhëna.

Së fundi, për më tepër hollësi dhe gjëra shtesë, vizitoni Si Mund ta Ndihmoni Projektin GNU.

Fusha veprimi për: Veprimtarë - Zhvillues - Administratorë sistemi - Webmasters - Përkthyes.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye