Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.
GNU është i vetmi sistem operativ i zhvilluar për t’u dhënë liri përdoruesve të tij. Ç’është GNU-ja, dhe ç’liri është në lojë?
Ç’është GNU-ja?
GNU-ja është një sistem operativ software i lirë—pra, që respekton lirinë e përdoruesit. Zhvillimi i GNU-së bëri të mundur përdorimin e një kompjuteri pa software që nëpërkëmbin lirinë tuaj.
Këshillojmë versione të instalueshëm të GNU-së (më saktë, shpërndarje GNU/Linux) që janë plotësisht software i lirë. Më tepër mbi GNU-në gjeni më poshtë.
Ç’është Lëvizja Për Software-i i Lirë?
Lëvizja për software të lirë lufton që përdoruesit e kompjuterit të fitojnë lirinë që sjell software-i i lirë. Software-i i lirë vendos përdoruesit në kontroll të punës së tyre me kompjuter. Software-i jo i lirë i vendos përdoruesit nën pushtetin e zhvilluesit të software-it. Shihni videon shpjeguese.
Ç’është Software-i i Lirë?
Software i Lirë do të thotë që përdoruesit janë të lirë të xhirojnë, kopjojnë, shpërndajnë, studiojnë, ndryshojnë dhe përmirësojnë software-in.
Software-i i Lirë është çështje lirie, jo çmimi. Për të kuptuar konceptin, do të duhej të sillnit në mend “i lirë” si te “fjala e lirë”, jo si te “birrë falas”.
Më saktë, software i lirë do të thotë që përdoruesit e një programi gëzojnë katër liritë thelbësore:
- Liria për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi (liria 0)
- Liria për të studiuar se si punon programi, dhe për ta përshtatur për nevojat tuaja (liria 1). Hyrja në kodin burim është parakusht për këtë.
- Liria për të rishpërndarë kopje, që kështu të mund t’i vini në ndihmë fqinjit tuaj (liria 2).
- Liria për të përmirësuar programin, dhe për t’ia dhënë përmirësimet tuaja publikut, që kështu të përfitojë tërë bashkësia (liria 3). Hyrja në kodin burim është parakusht për këtë.
Zhvillimet në përdorimin e teknologjisë dhe rrjeteve i kanë bërë këto liri edhe më të rëndësishme tani se ç’qenë më 1983-shin.
Sot lëvizja për software të lirë shkon më tej se zhvillimi i sistemit GNU. Shihni sajtin e Free Software Foundation-it për më tepër të dhëna mbi çka bëjmë, dhe për një listë rrugësh se si mund të ndihmoni.
Më tepër rreth GNU-së
GNU është një sistem operativ i ngjashëm me Unix-in. Kjo do të thotë që është një grumbull i mjaft programeve: aplikacione, librari, mjete zhvilluesi, madje edhe lojëra. Zhvillimi i GNU-së, i nisur më janar të 1984-s, njihet si Projekti GNU. Mjaft nga programet te GNU-ja janë hedhur në qarkullim nën kujdestarinë e Projektit GNU; këto i quajmë paketa GNU.
Emri “GNU” është një akronim rekursiv i “GNU's Not Unix.” “GNU” shqiptohet gnu, si një rrokje e vetme, si kur thuhet “dru” por duke zëvendësuar dr-në me gn-në.
Programi, që në një sistem të ngjashëm me Unix-in shpërndan burimet e makinës dhe komunikon me hardware-in, quhet “kernel”. GNU-ja përdoret zakonisht me një kernel të quajtur Linux Kjo ndërthurje përbën sistemin operativ GNU/Linux. GNU/Linux përdoret nga miliona vetë, edhe pse mjaft prej tyre e quajnë gabimisht “Linux”.
Kerneli i vetë GNU-së, The Hurd, u fillua më 1990 (para se të fillohej Linux-i). Vullnetarët vazhdojnë ta zhvillojnë Hurd-in, ngaqë është projekt teknik interesant.
Planet GNU 
Yes, Give It Away: Article by Richard Stallman written in 1983: https://gnu.org/gnu/yes-give-it-away.html
Why Programs Should be Shared: Article by Richard Stallman written in 1983: https://gnu.org/gnu/why-programs-should-be-shared.html
Happy GNU Year! Last chance to give in 2015: * .-. . ( ) . * * _ '-' , , , (_) _ / \.--.\ . \\__// . _ >(_) " ;" _ / o o\ _ (_) ( / ) / '------' \ ;._/." . O () "._o_o_o_o." * \.' . . * ... more
Për më tepër lajme, shihni Planet GNU dhe listën e hedhjeve më të reja në qarkullim të GNU-së.
Gsasl
GNU SASL is an implementation of the Simple Authentication and Security Layer framework. On network servers such as IMAP or SMTP servers, SASL is used to handle client/server authentication. This package contains both a library and a command-line tool to access the library. (doc)
Hidhuni Në Veprim
- Përkrahni fushatat e tanishme të FSF-së.
- Mbroni privatësinë, dhe përkrahni një reformë globale të të drejtave të kopjimit me LQDN.
- Përkrahni përpjekjet për asnjanësinë e rrjetit në Europë, në ShBA dhe në Kanada.
- Luftoni kundër patentave mbi software-in: kudo në botë, dhe në Europë.
- Shihni dhe shpërndajeni këtë film: Absurditet Patentash—sjellë nga anëtarë shok të FSF-së si ju.
- I bëni thirrje WIPO-s të ndërrojë emrin dhe misionin e vet.
- Studentë! Kërkoni t’ju kthehen paratë për licenca Microsoft Windows-i të papërdorura.
- Shtoni te Lista e Software-it të Lirë.
- Më tepër zëra.
A mundeni të jepni ndihmesë në një nga këto Projekte me Përparësi të Madhe? Gnash, coreboot, shpërndarje të lira të GNU/Linux-it, GNU Octave, përudhës për rrugëzues rrjetesh, diagnostikim të prapakthyeshëm në GDB, transkriptim automatik, përudhës PowerVR, dhe gjithashtu zëvendësime me software të lirë për Skype-n, libraritë OpenDWG, dhe Oracle Forms.
A mund t’i dilni zot një pakete GNU të pamirëmbajtur? halifax, metahtml, orgadoc, polyxmass, teximpatient, të tëra presin për mirëmbajtës. Veç kësaj, këto paketa presin për bashkë-mirëmbajtës: aspell, gnuae, metaexchange, powerguru. Për më tepër të dhëna, shihni faqet web të paketave.