English [en]   العربية [ar]   català [ca]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   italiano [it]   日本語 [ja]   Nederlands [nl]   polski [pl]   русский [ru]   Shqip [sq]   简体中文 [zh-cn]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Si ta ndihmoni Projektin GNU dhe Lëvizjen për Software të Lirë Foundation:

Pyetjet e përgjithshme rreth projektit GNU, dërgojini te <gnu@gnu.org>, ndërsa pyetjet dhe këshillat rreth këtij sajti, dërgojini te <webmasters@gnu.org>.

Ndihmoni në zhvillimin e sistemit operativ GNU

Nëse dëshironi të punoni vullnetarish për software GNU, shihni se si të dilni vullnetar.

Ju lutemi, bëjuani të ditur Bashkërenduesve të Vullnetarizmit te GNU <gvc@gnu.org> nëse nisni një pakete të re që e gjetët në këto lista. Duam të ndjekin se mbi cilat projekte po punohet.

Kur shkruani software për GNU-në, ju lutemi, ndiqni Standardet GNU të Kodimit dhe dokumentet Informacion për Mirëmbajtës të Software-it GNU.

Ndonjëherë na ofrohet software që bën në thelb të njëjtën punë si një paketë ekzistuese GNU. Edhe pse, sigurisht, i vlerësojmë të gjitha ç’na ofrojnë, kuptohet që do të donim të inkurajonim programuesit ta shpenzojnë kohën e tyre duke shkruar software të lirë që bën gjëra të reja, jo për gjëra të kryera tashmë. Pra, përpara se të filloni një program të ri, ju lutemi, kontrolloni te Lista e Software-it të Lirë për software të lirë që bën tashmë atë që doni të bëni ju.

Për zhvilluesit e software-it GNU mund të ofrojmë disa burime.

Bashkërenduesit e Vullnetarizmit te GNU-ja <gvc@gnu.org> mund t’ju ndihmojnë, nëse do të donit të ndihmonit në zhvillim software-i GNU. Ata do të jenë në gjendje t’ju lidhin me të tjerë persona të interesuar ose që po punojnë me projekte të ngjashme. Kur keni përzgjedhur një paketë nga listat tona, ju lutemi, bëjuani të ditur që interesoheni për të punuar me të.

Aktivizohuni vullnetarisht me Free Software Foundation

The Free Software Foundation është sponsori parësor organizativ i Sistemit Operativ GNU. FSF-ja gjithashtu ndihmon të përhapet ndërgjegjësimi për çështje etike dhe politike të lirisë së software-it.

Si GNU-ja, edhe FSF-ja shumë prej fuqisë së saj e merr prej vullnetarëve. Është një vend shumë interesant për t’u aktivizuar si vullnetar dhe një bashkësi shumë interesante për pjesëmarrje, veçanërisht nëse nuk keni kuadrin teknik të nevojshëm për të kontribuar drejtpërsëdrejti në zhvillimin e software-it të lirë. Hidhini një sy faqes së vullnetarizmit të FSF-së, sa për t’ia filluar ose kreut që të mësoni më tepër rreth tyre.

Tregojuni të tjerëve rreth Projektit GNU dhe Lëvizjes për Software të Lirë

Punoni për Lëvizjen e Software-it të Lirë

Kjo listë është radhitur pak a shumë me gjërat më urgjente në krye. Ju lutemi, mbani parasysh që mjaft gjëra në këtë listë janë lidhje që shpien te lista më të gjera, më të zgjeruara.

Ndihmoni në përkrahjen e zhvillimit dhe përdorimit të GNU-së

Kjo listë është radhitur pak a shumë me gjërat më urgjente në krye. Ju lutemi, mbani parasysh që mjaft gjëra në këtë listë janë lidhje që shpien te lista më të gjera, më të zgjeruara.

Ndihmoni FSF-në të mbledhë fonde

Kjo listë është radhitur pak a shumë me gjërat më urgjente në krye. Ju lutemi, mbani parasysh që mjaft gjëra në këtë listë janë lidhje që shpien te lista më të gjera, më të zgjeruara.

Kontribuoni me grafikë

Po kërkojmë grafikë të re për bluza dhe sende të tjera GNU dhe FSF te shitorja jonë. Nëse interesoheni për të kontribuar me punë artistike cilësore, që të ndihmoni shtimin e ndërgjegjësimit mbi software-in e lirë, ju lutemi, lidhuni me <graphics@gnu.org>. Ju lutemi, mos na dërgoni kartela më të mëdha se 2MB. Në vend të kësaj, ngarkojeni kartelën diku dhe na dërgoni lidhjen për atje.

Ja disa ide se si mund t’i përdorim punime artistike.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye