English [en]   العربية [ar]   català [ca]   Deutsch [de]   ελληνικά [el]   español [es]   français [fr]   hrvatski [hr]   italiano [it]   日本語 [ja]   한국어 [ko]   lietuvių [lt]   polski [pl]   português do Brasil [pt-br]   русский [ru]   Shqip [sq]   українська [uk]  

Për tridhjetë vjet, Free Software Foundation është parë si drita ndriçuese i lëvizjes për software të lirë, në luftë për lirinë e përdoruesit.

Ndihmonani ta mbajnë ndezur dritën tonë, duke dhuruar që t’i afrohemi synimit tonë për të mbledhur 450 000 dollarë deri më 31 Janar.

$450k
314 k deri tani

Ky është përkthim i një faqeje Anglisht në origjinal.

Software-i i Lirë dhe Arsimi

Ç’lidhje Ka Software-i i Lirë Me Arsimin?

Na duhen lojëra të lira edukative, ose të dhëna rreth lojërash të lira që mund të përdoreshin për qëllime edukative. Na shkruani te <education@gnu.org>.

Liria e software-it ka një rol themelor në arsim. Institucionet arsimore të të gjithave shkallëve do të duhej të përdornin dhe të jepnin mësim Software-in e Lirë, ngaqë është i vetmi software që u lejon të përmbushin misionin e tyre thelbësor: përhapjen e dijes njerëzore dhe përgatitjen e nxënësve për të qenë anëtarë të denjë të bashkësisë së tyre. Kodi burim dhe metodat e Software-it të Lirë janë pjesë e dijes njerëzore. Përkundrazi, software-i pronësor është dije e fshehtë, e rezervuar vetëm për disa, çka bie ndesh me misionin e institucioneve arsimore. Software-i i Lirë e përkrah arsimin, software-i pronësor e pengon arsimin.

Software-i i Lirë nuk është çështje thjesht teknike; është çështje etike, shoqërore, dhe politike. Është çështje e të drejtave të njeriut të cilat përdoruesit e software-it duhet t’i gëzojnë. Liria dhe bashkëpunimi janë vlerë thelbësore të Software-it të Lirë. Sistemi GNU i sendërton këto vlera dhe parimin e ndarjes me të tjerët të gjërave, ngaqë ndarja i bën mirë përparimit njerëzor.

Për ta njohur më nga afër, shihni përkufizimin e Software-it të Lirë dhe artikullin tonë se pse software-i do të duhej të ishte i lirë (si tek liria).

Bazat

Projekti GNU u fillua më 1983 nga Richard Stallman për zhvillimin e një sistemi operativ Free Libre: sistemin operativ GNU. Si përfundim, sot për këdo është e mundur të përdorë i lirë një kompjuter.

Në këtë video gjashtëminutëshe Richard Stallman shpjegon shkurt thelbin e parimeve të Software-it të Lirë dhe se si lidhen ato me arsimin.

Më Në Thellësi

Shkarkojeni dhe shiheni videon në cilësi më të lartë, në formatin e lirë Ogg Theora (ogv).

Transkriptime të kësaj videoje mund t’i gjeni në Shqip, Anglisht, Spanjisht, dhe gjuhë të tjera.

Ka edhe kartela titrash SubRip që mund t’i shkarkoni në Shqip, Anglisht, Spanjisht, dhe gjuhë të tjera.

[Logo FSF-je]“Misioni ynë është ruajtja, mbrojtja dhe promovimi i lirisë për të përdorur, studiuar, kopjuar, ndryshuar dhe rishpërndarë software kompjuteri, dhe për të mbrojtur të drejtat e përdoruesve të Software-it të Lirë.”

Free Software Foundation është sponsori organizativ kryesor i Sistemit Operativ GNU. Përkrahni GNU-në dhe FSF-në përmes blerjesh të doracakëve dhe sendeve tona, anëtarësimit në FSF si një anëtar shok, ose duke bërë një dhurim, qoftë drejtpërsëdrejti te FSF-ja ose përmes Flattr-it.

sipër në krye